Shkup, 29.03.2019. –Në seancën e sotme plenare Këshilli i Agjencisë miratoi Politika për median e shkruar. Dokumenti ishte punuar në kuadër të projektit „Përforcimi i ekspertizës gjyqësore mbi lirinë e shprehjes dhe për mediat në Evropën Juglindore (JUFREX)“dhe do të jetë botuar në tre gjuhë –maqedonisht, shqip dhe anglisht, nga ana e Këshillit Evropian. Dokumenti është botuar në faqen e internetit të Agjencisë (www.avmu.mk) dhe në faqen e veçantë të internetit për median e shkruar (www.mediumskapismenost.mk).
Për shkak të sigurimit të rregullave të qarta dhe sigurisë juridike për transmetuesit për mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor që lidhen me punën e tyre,Këshilli i Agjencisë miratoi Udhëzime për mënyrën e zbatimit të dispozitave nga Kodi Zgjedhor gjatë fushatave për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet për kryetart e komunave të Dibrës, Novo Sello dhe Ohrit në vitin 2019.