Shkup, 21.05.2019. – Këshilli i Agjencisë miratoi Informatën në lidhje me Propozim për miratimin e Vendimit për shqiptimin e masës për konstatim të shkeljes së nenit 38 nga LSHMAAV dhe solli përfundim të mos inicohet procedure ndaj TRD 1 TV SHPKPV Shkup, pasi shkelja është mënjanuar.
Për shkak të mosplotësimit të detyrimeve nga neni *) paragrafi 5 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,për shkak të mospagimit të të tarifës vjetore për transmetim televiziv Brenda periudhës së përcaktuar me ligj, Këshilli i Agjencisë inicoi procedurën për heqjen e licencës ndaj TRD TV Shenja SHPKPV Shkup.
Në të njëjtën kohë, Këshilli i Agjencisë miratoi 3(TRE) Vendime për shqiptimin e masës vërejtje publike, ndaj : TRD TV DUE për shkak të mos dorëzimit të të dhënave mbi strukturën e pronësisë,përgjegjës redaktor/redaktorët, burimet finansiare nga viti i kaluar, të ardhurat e realizuara dhe shpenzimet në vitin e kaluar dhe shikueshmëria mesatare (neni 15 paragrafi 1 nga Ligji për media), NEOTELL SHPK Shkup dhe VIVA NET SHPKPV Berovë për ritransmetimin e shërbimit të programeve që nuk përfshihen në çertifikatën e regjistrimit nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.(neni 141 nga LSHMAAV).