Kronikë nga seanca 24-të

Shkup, 05.06.2019. – Bazuar në plotësimin e detyrimit nga neni 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Këshilli  solli Vendim për ndalimin e procedurës për marrjen e licencës për transmetim televiziv ndaj TRD TV Shenja SHPKPV Shkup.

Për mosrespektim të nenit 14 nga Ligji për media, Këshilli i Agjencisë solli kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj Shërbimit të dytë programor kabllovik të JP Radiotelevizioni Maqedonas Shkup MRT2.

Bazuar në argumentet e ofruara me shkrim nga transmetuesi, Këshilli i Agjencisë nuk e miratoi propozimin për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj TRD Televizioni Sonce nga Prilepi.

Njëkohësisht Këshilli i Agjencisë miratoi 14 Vendime për shqiptimin e masës vërejtje publike për shkak të shkeljes së nenit 15 paragrafi 5 nga Ligji për media të transmetuesve në vijim: TRD KLAN Maqedoni nga TOTOVA, TRD TV KANAL VIS NGA Strumica, TRD TOPESTRADA nga Tetova, TRD KANAL-21 nga Velesi, TRD TV GURRA nga Kërçova, TRD KAPITOLL FM nga Shkupi, TRD RADIO 106 nga Manastiri, TRD BI-KI-AL nga Manastiri, TRD Radio LA KOSTA nga Vinica, RTD Radio KOÇANI, TRD ALBANA PLUS nga Kumanova, TRD RADIO LAV nga Ohri, DRD EKO radio nga Probishtip dhe TRD XIT Radio nga Strumica.



Accessibility

Accessibility