Kronikë nga seanca 3-të

Shkup, 25.01.2019. –Në seancën e 3-të Këshilli i Agjencisë miratoi Vendimin me të cilën refuzohet konkursi publik për zgjedhjen e zëvendës drejtorit, për shkak të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga 08 janari 2019, ku janë paraparë kriteriume të reja për zgjedhje.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit  reflektohen edhe në vendimet e miratuara më parë për shpalljen e konkursit publik për dhënien licencë për radiotransmetim të shërbimit në nivel shtetëror, për shkak që këshilli i Agjencisë miratoi Vendim që ndryshon vendimin për shpalljen e konkursit publik.

Këshilli i Agjencisë e pranoi Informacionin në lidhje  me kërkesën për shpallje të konkursit publik për leje për transmetim televiziv në nivel shtetëror nëpërmjet kapacitetit transmetues dixhital tokësor multipleks dhe arriti në përfundim se menjëherë pas zgjedhjeve duhet të merren aktivitete për të përgatitur një Studim të ri për përcaktimin e performancës për shpalljen e konkursit publik për dhënie licence për transmetim televiziv në nivel shtetëror përmes multipleksit dixhital tokësor.

Këshilli nuk e pranoi propozimin për fillimin e një procedure për përcaktimin e ekzistencës së shkeljes për ndalesë ndaj partneriteti të fshehur sipas detyrës zyrtare tek TRD TV 1 SHPKPV Shkup.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e programit, ndaj operatorit të rrjetit të komunukimit elektronik Kompanisë tregtare të transmetuesit dhe shërbime TOTAL TV SHPK Shkup, Këshilli i Agjencisë i shqiptoi masë vërejtje publike dhe e paralajmëroi që të fikë ritransmetimin e shërbimeve programore që nuk janë të regjistruar në Agjenci.

Për shkak të ndryshimeve në Ligjin për Tatimin mbi të ardhurat personale dhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për këshillin e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore të Agjencisë e ndryshuan Rregulloren për pagën bruto dhe shtesat e tjera të Agjencisë për ta harmonizuar atë.

Këshilli solli vendim mbi pagesën e fondeve për mundësimin e asesit në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në të dhënat mbi sistemin e shpërndarjes së internetit të regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me qëllim synimin e procedurës që janë në përputhje me planifikimin vjetor për prokurim publik 2019 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për prokurim publik si më poshtë: shërbimet e sigurimit publik, ruajtja e faqeve të internetit të Agjencisë, të dhëna për arritjet e radiostacioneve, të dhëna për shikueshmërinë e transmetimeve televizive, mirëmbajtja e kompjuterëve dhe IKT mjeteve të Agjencisë dhe vazhdimin e rëndësisë së ekzistuesve dhe prokurimit të çertifikatave të reja dixhitale.

 



Accessibility

Accessibility