Shkup, 22.02.2019. – Për shkelje të nenit 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, pra për mospagesë të tarifës për licencë për kryerjen e veprimtarisë transmetuese brenda afatit kohor, këshilli i Agjencisë inicoi 3 procedura për marrje të licencës për transmetim televiziv dhe radiotransmetim për transmetuesit e radhës: Radio FAMA SHPK Тетоvë, ТV SHUTELL SHPKPV Shkup dhe ТV GURRA SHPKPV Кoçani.
Këshilli i Agjencisë solli vendim dhe 5 Vendime për ndërprerjen e procedurës për marrjen e licencave për transmetim televiziv për transmetuesit e rradhës: ТDRD SPEKTRA Komuna Labunisht, ТRD ТV АNISA fsh.Pllasnic, Radio Universitare UGD FМ Shtip, ТRD ТВ DIBRA Dibër dhe ТRD ТV ZDRAVKIN Veles.
Pika e prezantuar në lidhje me afatet dhe rradhën e shqiptimit të masës dhe pikën lidhur me raportin nga monitorimi programor nr.10-5601/1 nga 28.12.2018 me shpjegimin nga TRD 24 Vesti SHPKPV Shtip, janë anuluar për vazhdimin e pare të sesionit të 9-të.