Shkup, 11.01.2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e parë të mbajtur më 04.01.2024 solli Vendim për fshirjen nga regjistri i transmetuesve të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat, Universiteti i Shkupit – Shkup, Institucioni radiodifuziv jofitimprurës UNIVERZUM SHKUP.
Për nevojat e Agjencisë dhe në përputhje me Planin e Prokurimit Publik për vitin 2024, Këshilli i dha miratim Drejtorit të Agjencisë për kryerjen e procedurave për prokurimin publik të shërbimeve nga një agjenci private punësimi dhe të mallrave – Sistemi softuerik për regjistrin elektronik të rrjetet publike të komunikimit elektronik, ofruesit e shërbimeve të mediave audiovizive sipas kërkesës dhe ofruesit e shërbimeve, platforma e ndarjes së videove.