Shkup, 10 mars 2026 – Në seancën e sotme, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, miratoi Aktvendiin për ndalim të procedurës për heqjen e lejes për transmetim televiziv të ShTR Televizја Koçani-LD ShPKNjP Koçan, pasi që transmetuesi ka paguar plotësisht kompensimin vjetor të lejes për transmetim televiziv.
Njëkohësisht, është inicuar procedurë për heqjen e lejes për transmetim televiziv të ShTR TV Gurra ShPKNjP Kërçovë, për shkak të mospagesës së kompensimit vjetor të lejes për transmetim televiziv. Nëse detyrimi nuk përmbushet, Këshilli në afatin e përcaktuar ligjor do të miratoi vendim për heqjen e lejes.
Gjithashtu është dhënë miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimi – hulumtim mbi arsimimin mediatik tek nxënësit e shkollave të mesme të vitit të tretë dhe të katërt. Procedura është parashikuar në Planin vjetor për furnizim publik të Agjencisë për vitin 2026, ndërsa mjetet sigurohen nga Plani Financiar i Agjencisë.