Kronikë nga seanca e 11-të

Shkup, 23.02.2018. – Në seancën e kaluar Këshilli i Agjencisë miratoi tetë Vendime për ndalimin e procedurave të inicuara për heqjen e lejes për transmetim televiziv dhe radio për transmetuesit në vijim: ТRD TV ERA Shkup, ТRD К ТRI Теlevizioni Кumanovë, ТRD HEPIRADIO Shkup, ТRDKAPITOL Radio Shkup, ТRD Radio ÇOKI 5 Prilep, ТRD TV DUE Gostivar, ТRD B-97 Manastir dhe TRD Radio LAV Ohër.

Këshilli solli dhe Vendim për marrjen e lejes për transmetim televiziv të TRD KANAL EDENTELEVIZION SHPKPV VELES për mospërmbushjes së detyrimit nga neni 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, përkatësisht për mospagim të tarifës vjetore për leje transmetim në radio dhe television në afatin e përcaktuar ligjor.

Njëkohësisht u miratua dhe Vendim për inicim të procedurës për konstatimin e ekzistimit të paligjshëm të përqendrimit mediatik sipas detyrës zyrtare tek TRD 24 VESTI SHPKPV Shtip.



Accessibility

Accessibility