Kronikë nga seanca e 11-të

Shkup, 26 mars 2026 – Në seancën e 11-të mbajtur më 23 mars dhe vazhdimin e parë të seancës së 11-të, mbajtur më 25 mars 2026, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shqyrtoi  disa çështje brenda kompetencës së tij.

Këshilli miratoi Draft-raportin vjetor  të punës së Agjencisë për vitin 2025.

Në bazë të mbikëqyrjes së kryer administrative, u konstatua shkelje e Ligjit për Media nga Shoqëria për prodhim, tregti dhe shërbime INOVATOR JSMS TESLLA ShPKNjP Sveti Nikollë, botues në „BALLKAN i UM“, për shkak të mospublikimit të detyrueshëm të të dhënave për impresium. Për këtë shkak, Këshilli i Agjencisë i shqiptoi masën paralajmërim publik  dhe urdhëroi harmonizimin e punës në afat prej 20 ditësh.

Këshilli i AShMA-së dha miratimin për zbatimin e procedurës për furnizime publike për furnizim të licencave për softuer për bekapim automatik dhe kundër virus, si dhe për shërbime për mirëmbajtje  dhe superstrukturë të sistemit të analizës të programeve televizive dhe radio dhe për mirëmbajtjen e sitemeve për ftohje, ngrohje dhe ventilim. Procedurat janë parashikura në Planin Vjetor për furnizime publike për vitin 2026, ndërsa mjetet janë siguruar në Planin Financiar të Agjencisë.

Njëkohësisht, për shkak të përmbushjes së detyrimit për pagesën e kompensimit vjetor, u anulua Vendimi i miratuar më parë për heqjen e lejes për transmetim televiziv të TV Gurra ShPKNjP Kërçovë.

 



Accessibility

Accessibility