Shkup, 26.9.2025 – Në seancën e dymbëdhjetë të mbajtur më 26 shtator 2025, Këshilli i Agjencisë miratoi Udhëzimin për radiodifuzerët për Zgjedhjet lokale 2025.
Me këtë Udhëzim shpjegohet zbatimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor në pjesën e ndarjes së kohës për rekalama politike me pagesë, shënjimin e porositësit, mënyrën e ndarjes së kohës në lajme të Shërbimit publik radiodifuziv, si dhe prezantimin politik pa pagesë të Shërbimit të Kuvendit. Plotësuese, Udhëzimi parasheh masa për sigurimin e qasjes në përmbajtje lidhur me procesin zgjedhor për gjithë qytetarët.