Shkup, 31.3.2026 – Në seancën e 12-të në lidhje me raportin e revizionit për vitin 2025, Аgjencia përcaktoi qëndrimin se raportet financiare paraqesin në mënyrë objektive gjendjen financiare, ndërsa për pjesën që lidhet me vlerën e tokës u shpreh mospajtim, duke pasur parasysh se e njëjta është evidentuar me rekomandim të Entit Shtetëror për Revizion.
Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi Raportin Vjetor të Punës së Agjencisë për vitin 2025, i cili përfshin realizimin e mbikëqyrjes programore, punën financiare dhe llogarit vjetore.
Është inicuar procedurë për heqjen e lejes për transmetim televiziv të ShTR Televizija Plus ShPK Kumanovë, për shkak të mospagesës së kompensimit vjetor të lejes, në pajtim me Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Nëse detyrimi nuk përmbushet, do të miratohet vendim për heqjen e lejes.
Është shqyrtuar dhe informacioni në lidhje me ndryshimin e parealizuar të strukturës pronësore të TV Shutel ShPKNjP Shkup, ku është konstatuar se vendimi i miratuar më parë nuk paraqet efekt juridik, sepse ndryshimi nuk është realizuar në afatin ligjor.