Shkup, 8 tetor 2025 – Në seancën e 13-të mbajtur më 7 tetor 2025, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shqyrtoi Raportin mbi monitorimin e radiodifuzerëve për periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në fillim të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025, përkatësisht nga data 10 gusht deri më 28 shtator 2025.
Këshilli, gjithashtu, shqyrtoi Raportin me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të prezantimit mediatik zgjedhor të shërbimit programor televiziv të SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë dhe morri vendim për inicim të procedurës kundërvajtëse kundër këtij televizioni, për shkak të tejkalimit të limiteve në reklamat politike me pagesë, përcaktuar në nenin 75-gj paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor.
Plotësuese, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për të kryer procedurat për furnizim publik të hardver sistemit për monitorimin e shërbimeve televizive dhe radio, si dhe për monitorimin e ORRPKE-së dhe energjisë elektrike. Dy procedurat janë parashikuar në Planin Vjetor për furnizim publik për vitin 2025, ndërsa mjetet financiare janë siguruar nga Plani Financiar i Agjencisë.