Скопје, 02.03.2018г. – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi një Vendim për ndalimin e procedurës së inicuar për marrjen e lejes për transmetim televiziv të Shoqërisë tregtare radiodifuzive TELEVIZIONI KËRÇOVË-LD SHPKPV Kërçovë.
Propozimin për procedurën e inicuar për marrjen e lejes radiodifuzerit ishte tërhequr nga Rendi i ditës në seancën e 14-тë, sepse radiodifuzeri ndërkohë ka paguar tarifën për lejen për transmetim në radio.
Me qëllim të fillimit të procedurave të prokurimit publik që janë në përputhje me Planin vjetor për prokurim publik për vitin 2018 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për të kryer procedurat e mëposhtme të prokurimit publik: për sistemin e menaxhimit me dokumente (DMC) – përmirësimi i softuerit të integruar ekzistues për punë juridiko-finansiare dhe ekonomike,tonerët për printera dhe fotokopjuesit dhe ИСО (ISO) – (9001:2015).