Kronikë nga seanca e 14-të

Shkup 08.04.2024. – Për shkak të përmbushjes së detyrimit ligjor për pagesën e kompensimit vjetor të lejes  për radiotransmetim, Këshilli i Agjencisë ka marrë Vendim me të cilin anulohet Vendimi për heqjen e lejes për radiotransmetim të SHTR Radio Aleksandar Makedonski Ilija Tanevski Kërçovë SHPKNJP.

Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja, Këshilli i Agjencisë ka marrë Vendim për shqiptimin e masës vërejtje publike për shkelje të nenit 141 të LSHMAAV për operatorin SPAJDER SHPKNJP Gjevgjeli dhe për Shoqërinë për prodhim, tregti dhe shërbime KOLOR MEDIA PLUS SHPK Shkup për shkelje të nenit 14 paragrafi (1) të Ligjit për Media.

Për nevojat e Agjencisë dhe në përputhje me Planin për furnizime publike për vitin 2024, Këshilli miratoi që Drejtori i Agjencisë të marrë Vendim për zbatimin e procedurave për furnizime publike të: shërbimit – mirëmbajtje parandaluese dhe adaptive të softuesrit për sistemin e monitorimit të shërbimeve televizive dhe radio dhe mbikëqyrjen e ORRPKE, shërbim – mirëmbajtja e higjienës në ambientet zyrtare të Agjencisë dhe mallra – material i imët dhe harxhues IT.



Accessibility

Accessibility