Kronikë nga seanca e 14-të

Shkup, 19 tetor 2025 – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në seancën e sotme, shqyrtoi Raportet nga mbikëqyrja e kryer mbi prezantimin mediatik zgjedhor dhe konkludoi inicimin e procedurave kundërvajtëse kundër SHTR Kompani 21-М SHPKNJP Shkup dhe TV Shutell SHPKNJP Shkup.

Tek dy transmetuesit është përcaktuar shkelje e nenit 76-b paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, për shkak se gjatë kohës së heshtjes zgjedhore për rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2025, emetuan programe që kanë marrë pjesë kandidatë në zgjedhje.
ТV 21 ka ritransmetuar reprizë të debati zgjedhor me kandidatët për kryetar të Komunës Qendër, ndërsa ТV Shutell transmetoi spot muzikor dhe emision dokumentar në të cilën shfaqet kandidati për kryetar bashkie në Komunën e Shuto Orizarit.

 

 

 

 



Accessibility

Accessibility