Kronikë nga seanca e 15-të

Shkup, 20 tetor 2025 – Në seancën e 15-të mbajtur më 20 tetor 2025, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka konstatuar shkelje të nenit 76-b paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor tek SHTR 24 Vesti SHPKNJP Shtip dhe SHTR Vistell SHPKNJP Shkup, për shkak të transmetimit të përmbajtes gjatë kohës së heshtjes zgjedhore në të cilën paraqiten bartës të funksioneve në organet qeveritare, përkatësisht deklarata të Ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Për shkak të shkeljes, Këshilli ka vendosur inicimin e procedurës kundërvajtëse kundër dy transmetuesve.

Këshilli gjithashtu, miratoi vendim që Glloballsat SHPKNJP Shkup, t’i shqiptohet masë paralajmërim publik, për shkak të ritransmetimit të shërbimeve të huaja programore që nuk përfshihen në çertifikatën e regjistrimit të dhënë nga Agjencia, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Përveç kësaj, Këshilli shqyrtoi dhe Raportet Tremujore të punës së Agjencisë për periudhën nga data 1 korrik deri me datë 30 shtator 2025, duke dhënë miratimin drejtorit për zbatimin e procedurave për furnizim publik për shërbime lidhur me hulumtimin e opinionit të publikut, si dhe për shërbime hidraulike dhe elektrike, të parashikuara në Planin Vjetor për furnizim publik dhe Planin Financiar të Agjencisë për vitin 2025.



Accessibility

Accessibility