Kronikë nga seanca e 16-të

Shkup, 10.04.2025 – Në seancën e 16-të mbajtur më 10 prill 2025, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ka shqyrtuar disa raporte të mbikëqyrjeve të rregullta, dhe kontrolle administrative dhe mbikëqyrje programore, gjatë të cilave ka marrë vendime për shqiptimin e masave vërejtje publike, si dhe për inicimin e procedurës kundërvajtëse kundër një transmetuesi.

Ndaj SHTR Klan Maqedoni SHPKNJP eksport-import Saraj, Shkup janë shqiptuar katër vërejtje publike, përkatësisht:

  • për mospublikim impresium në emisionet edukative dhe aktuale informative;
  • për transmetim të programit të kategorisë së tretë në kohë të papërshtatshme;
  • për mospublikim të informacionit që duhet t’i vihen në dispozicion përdoruesve;
  • për mospërmbushjen e detyrimit për transmetim së paku 30% të veprave audiovizuele maqedonase.

Kompania SHTR 21-М SHPKNJP Shkup ka marrë tre vërejtje publike:

  • për mospublikim impresium në dy emisione;
  • për komunikim komercial audiovizual të fshehur në programin argëtues aktual-informativ;
  • për mospërmbushje të detyrimeve në lidhje me lojërat shpërblyese dhe përdorimin e shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar.

 



Accessibility

Accessibility