Shkup, 3 nëntor 2025 – Në seancën e 16-të, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, shqyrtoi Raportin nga prezantimi mediatik zgjedhor në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2025.
Këshilli kostatoi se SHTR – operator i rrjetit kabllor „Viva Net“ SHPKNJP Berovë, ka shkelur detyrimin ligjor për dërgesë në kontinuitet të sinjalit programor, për të cilën i shqiptoi masë paralajmërim dhe urdhëroi harmonizim me dispozitat ligjore në afat prej 30 ditësh.
Gjithashtu, Këshilli i dha miratim drejtorit për zbatimin e procedurave furnizime publike për karburant dhe për shërbimin transmetim të të dhënave, parashikuar në Planin vjetor për furnizime publike dhe Planin financiar të Agjencisë për vitin 2025.