Shkup, 16.04.2025 – Në seancën e 17-të të Këshilli të Agjencisë mbajtur më 16.04.2025, u miratuan vendimet në vijim:
- Është marrë Aktvendim për ndërprerjen e procedurës për heqjen e lejes për transmetim televiziv të SHTR TELEVIZIJA SONCE SHPKNJP Prilep, pasi transmetuesi në tërësi ka paguar kompensimin vjetor të lejes në pajtim me faturën e dorëzuar.
- Është marrë Aktvendim për fshirje nga Regjistri i transmetuesve të Institucionit Radiodifuziv Jofitimprurës RADIO UNIVERSITARE UGD FM pranë Universitetit Shtetëror „Goce Dellçev“ – Shtip.
- Këshilli miratoi Vendim për heqjen e lejes për transmetim televiziv të SHTR KLAN MAQEDONI SHPKNJP eksport–import Saraj, Shkup, për mospërmbushje të kushteve minimale kadrovike në pajtim me Rregulloren dhe mospagesë të kompensimit vjetor në afatin e parashikuar ligjor. Transmetuesi do të marrë faturë të re që i referohet periudhës deri në miratimin e Vendimit, me afat për pagesë prej 8 (tetë) ditësh nga dita e dhënies.
- Këshilli dha miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbim: mirëmbajtja e higjienës në ambientet zyrtare të Agjencisë.