Shkup, 24.04.2025 – Në sencën e sotme, Këshilli miratoi Vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e një leje për transmetim në radio në nivel lokal, në zonën e komunës së Prilepit. Leja i referohet shërbimit muzikor në radio me format të specializuar, deri në 5% përmbajtje folëse, në gjuhën maqedonase dhe serbe, në frekuencë 90.3 MHz, për periudhë nëntëvjeçare, pa mundësi për bartje të personi tjetër.
Këshilli miratoi Aktvendim për fshirje nga regjistri i transmetuesve të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive KLAN MAQEDONI SHPKNJP eksport-import Saraj, Shkup.
Gjithashtu është shqyrtuar dhe Raporti me shkrim për mbikëqyrje të rregullt programore, nr.10-1372/1 datë 27.03.2025, nga ku Këshilli konstatoi që SHTR 24 VESTI SHPKNJP Shtip t’i shqiptohet masë vërejtje publike për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Udhëzimit për plasim të produkteve. Transmetuesi është i detyruar që në afat prej 20 ditësh nga pranimi i aktvendimit të harmonizojë punën e tij me aktet ligjore dhe nënligjore.
Është miratuar ribalanci i Planit Financiar për vitin 2025, pa ndryshim në totalin e shpenzimeve. Me ribalancin e propozuar janë siguruar mjete për kompensim të anëtarëve të Këshillit dhe për pagesë të shpërblimeve jubilare për dy të punësuar në Agjencion.
Këshilli i Agjencisë dha miratimin që drejtori i Agjencisë të miraton Vendim për shpallje të konkursit publik për themelim të marëdhënie së punës dhe zbatim të procedurës për punësim në Shërbimin