Shkup, 17.11.2025 – Në seancën e 18-të, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi Draft-planin vjetor për kryerje të mbikëqyrjes programore dhe Draft-planin vjetor për kryerje të mbikëqyrjes administrative për 2026. Të dy dokumentet do të publikohen në ueb-faqen e Agjencisë në afat prej 30 ditësh, me qëllim për të siguruar diskutim publik dhe mundësi për dorëzim të mendimeve dhe komente nga të gjitha palët e interesuara.
Këshilli miratoi dhe Draft-programin e punës së Agjencisë për 2026, i cili gjithashtu do të jetë publikisht i disponueshëm për komente në afatin e parashikuar.
Plotësuese, Këshilli miratoi Vendim për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të drejtorit dhe zëvendës të drejtorit të Agjencisë, me mandat prej 5 (pesë) vitesh.
Këshilli miratoi dhe ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për shfrytëzim dhe mirëmbajtje të makinave zyrtare dhe miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik për mirëmbajtje dhe servisim të sistemit për ftohje, ngrohje dhe ventilim, në pajtim me aktet planifikuse dhe financiare të Agjencisë.