Kronikë nga seanca e 19-të

Shkup, 15.06.2023 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 19-të ka miratuar Vendim për dhënien e licencës për transmetim në radio të shërbimit programor të institucionit radiodifuziv jofitimprurës, të dedikuar për popullatën studentore, në gjuhën maqedonase, në niveli rajonal, zona e shpërndarjes D1 Crn Vrv – zona në nivel rajonal të Shkupit (qyteti i Shkupit dhe komunat Çuçer Sandevë, Araçinovë, Ilinden, Petrovec, Zelenikovë, Studeniçan dhe Sopishtë), e cila do të transmetohet përmes radiofrekuencës 106.5. MHz.

Për shkak të mosplotësimit të kushteve të përcaktuara në Konkursin Publik për dhënien e licencës për transmetim në radio të shërbimit programor të institucionit radiodifuziv jofitimprurës në nivel lokal në zonën e komunës së Tetovës, Këshilli i Agjencia ka marrë Vendim me të cilin ka refuzuar aplikacionin për pjesëmarrje në konkurs publik për dhënie të licencës, për rrjedhojë ka marrë Vendim për konkurs publik të pasuksesshëm për dhënie të lejes.

Në bazë të konstatimeve nga inspektimet, Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme ka shqiptuar tri masa për vërejtje publike, përkatësisht:

SHTR TV ALSAT-M Shkup për shkelje të nenit 53 paragrafi 2 të LSHMAAV, për transmetim të komunikimeve të fshehta komerciale audiovizuele;

Televizioni SHTR Makpetrol SHPKNJP Shkup për shkelje të nenit 55 paragrafët 5, 6 dhe 7 të LSHMAAV-së, mos shënjimin me tabela të programit që përmban vendosjen e produkteve dhe rekomandimin e veçantë promovues të shërbimeve dhe produkteve të kateringut.

SHTR RADIO PRO-FM SHPKNJP Gostivar, për shkelje të nenit 5 paragrafi 5 të Ligjit për media, gjegjësisht mosparaqitjen e raportit me shkrim për zbatimin e obligimeve të përcaktuara në licencën për transmetim në radio.

Sipas Planit Vjetor të Prokurimit Publik për vitin 2023 të ASHMA, Këshilli i Agjencisë miratoi drejtorin që të marrë vendim për zbatimin e procedurës për prokurimin publik të shërbimit: Mirëmbajtja e faqeve të internetit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audiovizive (www.avmu .mk, www.mediumskapismenost.mk dhe www.rodotimediumite.mk).



Accessibility

Accessibility