Kronikë nga seanca e 19-të

 Shkup, 08.05.2025 – Në seancën e sotme të 19-të, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për shpallje të konkursit publik për dhënien e një leje për transmetim në radio në nivel lokal, në zonën e komunës së Strugës. Bëhet fjalë për shërbim programor radio folëse-muzikore me format të përgjithshëm kryesisht informativ, në gjuhën shqipe dhe maqedonisht, që do të transmetohet përmes radiofrekuencës 104.2 MHz, të përcaktuar nga Agjencia për Komunikime Elektronike. Leja do të ndahet për një periudhë 9 (nëntë) vjeçare dhe nuk mund t’i bartet një personi tjetër.

Gjithashtu, është miratuat Vendim për shpallje të konkursit publik për dhënien e një leje për transmetim në radio në nivel lokal në komunën e Shtipit. Radioja do të jetë me format të specializuar muzikor me muzikë dominuese kryesisht (argëtuese) në gjuhën maqedonase dhe do të transmetohet në frekuencë 105.3 MHz. Leja do të jetë e vlefshme 9 (nëntë) vjet dhe nuk do të bartet.

Këshilli miratoi dhe Draft-rregulloren për formën dhe përmbajtjen e aplikimeve për regjistrim në Regjistrin e botuesve të mediave online-internet portaleve dhe për mënyrën e menaxhimit të Regjistrit, me tekstin e propozuar. Ai do të publikohet në ueb faqen e Agjencisë për debat publik në kohëzgjatje prej 15 ditësh, me qëllim që të gjitha palët e interesuara të jenë në gjendje të shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre.

Gjithashtu, është miratuar dhe Draft-formular për dorëzimin e të dhënave për sigurimin e transparencës publike të punës së botuesve të medias online (formular СУЕ/2). Dhe ky dokument do të publikohet  për debat publik prej 15 ditësh.

Këshilli ka inicuar procedurë për heqjen e lejes për transmetim televiziv të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive TV SHENJA SHPKNJP Shkup, për mospagesë të kompensimit vjetor për leje. Nëse  detyrimi nuk shlyhet, Këshilli do të marrë vendim për heqjen e lejes në afat prej 15 ditësh nga pranimi i Propozimit për inicimin e procedurës.

Në seancë u shqyrtua dhe Raporti me shkrim për mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative ndaj SHTR TV DUE Nazmi SHPKNJP Gostivar. Për mospublikim impresium në disa programe të transmetuara më 25 mars 2025, ku është shqiptuar masë vërejtje publike. Transmetuesi është i detyruar që në afat prej 20 ditësh të harmonizojë punën e tij me dispozitat e Ligjit për Media.



Accessibility

Accessibility