Shkup, 07.07.2025 – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në seancën e sotme, miratoi disa vendime dhe përfundime në fushën e rregullativës mediatike dhe aktivitetetet e planifikuara të Agjencisë.
Këshilli miratoi Vendim për miratim të ribalancit të Planit Financiar të Agjencisë për vitin 2025. Shpenzimet e planifikuara në total mbeten në nivelin e përcaktuar më parë.
Në seancë u shqyrtuan raportet nga mbikëqyrjet e kryera programore dhe u morrën vendimet e mëposhtme:
- Ndaj ALTRA-SAT 2000 SHPKNJP Ohër të shqiptohet masë vërejtje publike për shkelje të nenit 141 paragrafi 13 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, për shkak të ritransmetimit të shërbimeve programore pa çertifikatë përkatëse regjistrimi. Subjekti është i detyruar që menjëherë pas pranimit të Aktvendimit të harmonizon punën e tij.
- Vërejtje publike janë shqiptuar dhe ndaj SHTR TV M Arnaudov Mihajllo Ohër SHPKNJP dhe SHTR TV studio TERA Mangovski Zoran Manastir SHPKNJP, për shkak të aplikimit (zbatimit) të gabuar të sinjalistikës paralajmëruese në programet e kategorisë së dytë, në kundërshtim me nenin 50 paragrafi 3 të Ligjit dhe nenet 20 dhe 21 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve. Transmetuesit janë të detyruar të harmonizojnë punën e tyre në afat prej 20 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit.
Këshilli dha miratim për zbatimin e procedurave për prokurim publik për lëndët e mëposhtme: Organizimi i Ditëve të Arsimimit Mediatik 2025, Licenca për Firewall, Çertifikata digjitale dhe Hulumtim dhe Analizë mbi çështjet gjinore dhe përfaqësimin e grave dhe burrave në programet e transmetuesve.
Të gjitha prokurimet janë parashikuar në Planin Vjetor për prokurim publik për vitin 2025, dhe mjetet janë siguruar nga Plani Financiar i Agjencisë.