Kronikë nga seanca e 20-të

 

Shkup, 04.04.2018 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë i dha miratim drejtorit të Agjencisë të sjellë Vendim me të cilën miratohen burimet financiare në emër të paradhënies për menaxhimin e procedurës së falimentimit për debitorin RD Skaj Net-Маnçev SHPK Shkup.

Në përputhshmëri me Informacionin për frekuenca të lira për radio në nivel shtetërorë dorëzuar nga ana e Agjencisë për komunikim elektronik,ku u përcaktua se nuk ka radiofrekuenca të lira,Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Vendim për refuzimin e kërkesës me shkrim nga TRD ENXHELS FM SHPKPV Shtip për marrjen e vendimit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për radio transmetim në nivel shtetëror.

Këshilli i Agjencisë dha miratim drejtorit të Agjencisë të marrë Vendim për shpalljen e konkursit publik për punësim në afat kohor të përcaktuar për periudhë 6 mujore dhe për kryerjen e procedurës për punësim të tre përmbaruesve.

Në të njëjtën kohë,u miratua Vendim ku lejohet ndryshim i strukturës së pronësisë të TRD KLUB FM SHPK Shkup.



Accessibility

Accessibility