Kronikë nga seanca e 20-të

Shkup 02.05.2024. – Në seancën e 20-të, në pajtim me konstatimet nga Raporti me shkrim të SHTR Alfa TV SHPKNJP Shkup për mbikëqyrje të kryer (monitorim) mbi përfaqësimin mediatik zgjedhor, Këshilli i Agjrncisë ka vendosur që të inicojë procedurë kundërvajtëse para gjykatës kompetente, sepse në kundërshtim me nenin 75-gj paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, SHTR Alfa TV SHPKNJP Shkup, më datë 25 prill 2024 gjatë kohës së rrethit të dytë të Zgjedhjeve presidenciale 2024, pesë herë gjatë një dite ka transmetuar më shumë se 4 minuta reklamim të paguar politik për kandidaten për kryetar – Gordana Siljanovska Davkova, mbështetur nga partia politike në opozitë – VMRO-DPMNE.

Këshilli i Agjencisë shqyrtoi Njoftimin nga SHTR KOMPANI 21- M SHPKNJP Shkup dhe solli konkluzion që t’i dorëzojë një njoftim me shkrim medias për konstatimet nga monitorimi i këtij shërbimi programor nga Raporti për „Zgjedhjet presidenciale 2024: Përfaqësimit mediatik zgjedhor në rrethin e parë të fushatës zgjedhore – nga data 4 deri më 22 prill“, duke vënë theksin në detyrimin për respektimin e principeve për informim mediatik të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.



Accessibility

Accessibility