1

Kronikë nga seanca e 20-të

Shkup, 20.05.2022 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për ndalim të procedurës së ngritur për marrjen e lejes për transmetim në radio ndaj SHTR RADIO HIT FM SHPKNJP Shkup për pagesën e plotë të tarifës vjetore për leje për transmetim në radio.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e kryer programore, Këshilli i Agjencisë ka nisur procedimin kundërvajtës ndaj SHTR SITEL SHPKNJP Shkup për transmetim të fshehtë të komunukimit komercial audiovizuel për enë gatimi që shiten nga “Коmodita houm“, që është në kundërshtim me nenin 53 paragrafi 2 nga LSHMAAV.

Këshilli i Agjencisë shqiptoi dhe një masë vërejtje publike ndaj SHTR Televizion IRIS SHPK Shtip për mospërmbushjen e detyrimit nga neni 15 paragrafi 3 nga Ligji për media, gjegjësisht transmetuesi nuk ka dorëzuar tek Agjencia raportin me shkrim për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në lejen për transmetim televiziv.