Shkup, 20.05.2025 – Në seancën e 21-të mbajtur më 19.05.2025, Këshilli i Agjencisë ka marrë Aktvendim për ndërprerjen e procedurës së inicuar për heqjen e lejes për transmetim televiziv të SHTR TV SHENJA SHPKNJP Shkup, pasi që transmetuesi në tërësi ka shlyer kompensimin vjetor të lejes në pajtim me faturën e dorëzuar. Gjithashtu, është inicuar procedurë për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR RADIO-JON SHPK Shtrugë, për shkak të kompensimit vjetor të papaguar të lejes. Nëse detyrimi nuk shlyhet, Këshilli do të marrë Vendim për heqjen e lejes në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Propozimit për inicim të procedurës.