Kronikë nga seanca e 23-të

Shkup, 05.06.2025. – Në seancën e 23-të Këshilli i Agjencisë miratoi Rregullore për formën dhe përmbajtjen e aplikimit për regjistrim në Regjistrin e botuesve të mediave online – internet portaleve dhe për mënyrën e udhëheqjes së Regjistrit të botuesve, i cili do të publikohet në Gazetën Zyrtare të RMV-së dhe në ueb faqen e Agjencisë dhe Formular për dorëzimin e të dhënave për të siguruar transparencë në punën e  botuesve të mediave online – internet portaleve (formular SUE/2), i cili do të publikohet në ueb faqen e Agjencisë.

Këshilli  shqyrtoi dhe Raportin me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të rregullt administrative dhe miratoi Aktvendim që Shoqërisë për tregti dhe shërbime TOTAL TV SHPK Shkup t’i shqiptoi masë vërejtje publike për shkelje të nenit 141 paragrafi (13) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Është konstatuar që operatori me datë 02.06.2025 ka ritransmetuar shërbime programore që nuk përfshihen  në çertifakatën për regjistrim të dhënë nga Agjencia.

Këshilli i Agjencisë dha miratim për pagesën e ndihmës financiare bazuar në vdekjen e prindit të punësuari në Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.



Accessibility

Accessibility