Kronikë nga seanca e 25-të

Shkup 31.05.2024. – Në seancën e 25-të Këshilli i Agjencisë miratoi dy Aktvendime për ndalimin e procedurave të inicuara për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR JON-RADIO SHPK Strugë dhe për transmetim televiziv të SHTR TV SHENJA SHPKNJP nga Shkupi. Të dy transmetuesit kanë paguar plotësisht kompensimet vjetore për lejen e transmetimit.

Në pajtim me konstatimet nga Raportet e mbikëqyrjeve të rregullta të kryera administrative, Këshilli i Agjencisë miratoi dy Aktvendime për shqiptimin e masës paralajmërim publik ndaj SHTR GALAKSI-2002 SHPKNJP Kavadar dhe SHTR RADIO PRO-FM SHPK Gostivar, për shkelje të nenit 15 paragrafi (1) të Ligjit për Media, gjegjësisht për mungesë të të dhënave për strukturën e pronësisë, redaktorit përgjegjës/redaktorëve,burimet e financave në 2023, të ardhurat dhe shpenzimet totale të realizuara nga sigurimi i veprimtarisë në 2023 dhe dëgjueshmërisë mesatare në 2023.

 

 



Accessibility

Accessibility