Shkup 12.06.2024. – Në seancën e 26-të Këshilli i Agjencisë, miratoi Udhëzimin për zbatimin e dispozitave për plasim të produkteve dhe Rregulloren për akses në shërbimet mediatike. Njëkohësisht, Këshilli miratoi dhe Draft-rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transmetimin e veprave audiovizuele evropiane dhe veprave nga producentë të pavarur, të publikura në ueb-faqen e Agjencisë me qëllim për të siguruar seancë të hapur në kohëzgjatje prej 75 ditësh, që t’u mundësojë të gjitha palëve të interesuara të shprehin mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre.
Kundër Shoqërisë për Tregti dhe Shërbime TOTAL TV SHPK Shkup, Këshilli i Agjencisë konkludoi që të inicoi procedurë për kundërvajtje para gjykatës kompetente, sepse nga mbikëqyrja është konstatuar se operatori në fjalë në paketën e tij programore nuk ka ofruar shërbimet programore të shërbimit publik radiodifuziv, gjegjësisht nuk kryen ritransmetim të shërbimve programore „TVM 2“, „TVM 4“ dhe „TVM 5“ që është në kundërshtim me nenin 143 paragrafi 3 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Këshilli miratoi dhe Aktvendimin për fshirje nga regjistri i radiodifuzerëve për transmetuesin Televizion 3 SHPKNJP Shkup.
Për nevojat e Agjencisë dhe në pajtim me Planin për furnizim publik për vitin 2024, Këshilli miratoi zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimeve: byro për përkthim dhe mirëmbajtje parandaluese dhe adaptive e sistemit të menazhimit automatik me dokumente.