Shkup 01.07.2024. – Në seancën e 27-të mbajtur më 01.07.2024, në pajtim me konstatimet nga Raporti i mbikëqyrjes së kryer programore, i jashtëzakonshëm sipas detyrës zyrtare, Këshilli i Agjencisë miratoi Aktvendim për shqiptimin e masës vërejtje publike të SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë, për shkelje të nenit 67 paragrafi (6) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, gjegjësisht për moszbatim së paku 80% të konceptit programor për të cilën i është dhënë leja për transmetim televiziv.
Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilin lejon ndryshim në strukturën e pronësisë të SHTR ALSAT-M SHPK Shkup.
Këshilli i Agjencisë dha miratimin që drejtori i Agjencisë të miratojë dy Aktvendime për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes për punësim për dy të punësuar.
Për nevojat e Agjencisë dhe në pajtim me Planin për furnizim publik për 2024, Këshilli miratoi zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit: mirëmbajtja dhe servisimi i automjete zyrtare dhe miratoi marrjen e Vendimit për furnizimin e mallit: Pllakë Gravoglas e gdhendur me laser