Kronikë nga seanca e 28-të

Shkup 10.07.2024. – Në seancën e 28-të Këshilli i Agjencisë inicoi procedrën për heqjen e lejes për transmetim televiziv të SHTR TV- KANAL VIS SHPKNJP Strumicë, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga neni 62 paragrafi (6) të LSHMAAV dhe neni 21 të Rregullores për kushtet teknike minimale, hapësinore, financiare dhe kadrovike për dhënien e lejes për transmetim televiziv dhe radio dhe neni 80 paragrafi (5) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për pushimin e vlefshmërisë së Udhëzimit për mënyrën e matjes të shikueshmërisë dhe dëgjueshmërisë të programeve, gjegjësisht të shërbimeve programore të transmetuesve në Republikën e Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.198/14 dhe 219/15).

Në bazë të Njoftimit me Kërkesë të dorëzuar nga ana e SHTR Radio Kavadar SHPKNJP Kavadar, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim, me të cilin lejohet ndryshim në strukturën e pronësisë të këtij transmetuesi.

Në seancë Këshilli dha miratim për pagesën e ndihmës në të holla – dëmshpërblim për vdekjen (humbjen) e anëtari të familjes për tre të punësuar në Shërbimin profesional të Agjencisë.



Accessibility

Accessibility