Shkup 18.07.2024. – Në seancën e djeshme të 29-të Këshilli i Agjencisë inicoi procedurë për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR BALKAN FM RADIO SHPKJNP Gostivar, për mospërmbushje të detyrimit nga neni 80 paragrafi (5) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, përkatësisht për mos pagesë të kompensimit vjetor për lejen e transmetimit në radio.
Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja, Këshilli i Agjencisë konkludoi që të shqiptoi masë vërejtje publike për transmetuesit në vijim:
- SHTR RADIO PRO-FM SHPK Gostivar, për shkelje të nenit 15 paragrafi (5) të Ligjit për Media, pasi që në afatin e parashikuar ligjor nuk dorëzoi në Agjencion raportin me shkrim për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në lejen për transmetim në radio, në veçanti për zbatimin e konceptit programor, si dhe informacion për mjetet teknike përmes së cilës transmetohet ose ritransmetohet shërbimi programor në vend ose jashtë vendit (shtetit);
- SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë për shkelje të nenit 51 paragrafi (1) të LSHMAAV, sepse më 28 мај 2024, përkatësisht për mos dhënien e informatave që duhet të jetë në dispozicion të përdoruesve dhe për shkelje të nenit 92 paragrafët (1) dhe (3) të LSHMAAV, për mos transmetim të paktën 30% program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedonase, si dhe së paku gjysmën e minimumit ligjor program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedonase, transmetuar në periudhën nga ora 7,00 deri në orën 19,00.
Këshilli miratoi Draft-rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sponsorizim, Draft-rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mbrojtjen e të miturve, Draft-udhëzuesin për monitorimin e gjuhës së urrejtjes – botimi i dytë plotësues dhe i ndryshuar dhe Draft-rregulloren për personat fizikë që ofrojnë shërbime mediatike audiovizuele sipas kërkesës. Të gjitha Draft- dokumentet publikohen në ueb faqen e Agjencisë me qëllim që të ofrohet seancë e hapur, pra tu mundësohet të gjitha palëve të interesuara të shprehin mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre.
Këshilli i Agjencisë miratoi Konkluzion, që Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele të përgatisë një Studim që do të përcaktojë arsyetimin për shpelljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv të shërbimit programor me format të përgjithshëm kryesisht argëtues ose format të përgjithshëm me të tre funksionet mediatike (informative, edukative dhe argëtuese), në nivel shtetëror, përmes multipleksi digjital tokësor, në veçanti nga aspekti i përmbushjes së qëllimit të LSHMAAV, si dhe në aspekt të nevojave të audiencës (publikut), në afat prej 60 ditësh.
Pikat 11 dhe 12 nga Rendi i ditës për seancën e 29-të, janë shtyrë për vazhdimin e parë të seancës së 29-të.