Shkup, 27.01.2023 – Në seancën e 3-të, përshkak të përmbushjes së kushteve minimale kadrovike Këshilli i Agjencisë miratoi Aktvendim për ndërprejren e procedurës për heqje të lejes pët TV Shutel SHPKNJP Shkup. Gjithashtu u soll Aktvendim për fshirje nga regjistri i radiodifuzerëve SHTR SKAJ RADIO PLUS SHPKNJP Berovë dhe Vendim për ndryshimin e strukturës pronësore të Jonr Radio nga Struga.
Për nevojat e Agjencisë, Këshilli dha miratim për realizimin e tri furnizimeve publike edhe atë: Shërbime të Auditimit, Bileta të Avionit dhe Shërbime financiare dhe sigurimesh.
Këshilli i Agjencisë, pas kërkesës së parashtruar, në pajtim me ligjin, ka dhënë miratim që të merren dy vendime për pagesën e kompensimit në të holla të punëtorëve për vdekjen e anëtarit të familjes (prindit), në shumë prej 15.000,00 denarë.