Shkup, 07.07.2025 – Në seancën e sotme, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi disa vendime dhe akte me rëndësi për punën vijuese dhe regullativën në këtë fushë.
Është miratuar Draft-Udhëzim për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për përcaktimin e afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë për ndërmarrjen e masës. Për dokumentin është hapur seancë publike në kohëzgjatje prej 60 ditësh, me qëllim sigurimin e transparencës dhe përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara.
Është dhënë miratimi për ndryshime dhe plotësime të Planit Vjetor për prokurim publik për vitin 2025, të cilat do të mundësojnë realizimin pa pengesë të aktiviteteve të planifikuara.
Në përputhje me Rregulloren për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, e cila zbatohet nga1 korriku 2025, janë miratuar akte për harmonizim të punës së Agjencisë.
Plotësuese, është miratuar dhe Rregullore për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për përcaktimin e kohëzgjatjes së pushimit vjetor për të punësuarit në Agjencion, e cila rregullon të drejtat e të punësuarve në përputhje me aktvendimet ligjore aktuale.
Me këto vendime, Agjencia vazhdon të harmonizojë në vazhdimësi aktet e brendshme dhe planet me rregullativën në fuqi dhe nevojat institucionale.