Shkup 30.07.2024 – Në seancën e 30-të dhe vazhdimin e parë, Këshilli i Agjencisë shqyrtoi Raportet tremujore për punën e Аgjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për periudhën nga 1 prill deri më 30 qershor 2024.
Në bazë të konstatimeve nga raporti me shkrim për mbikëqyrje të kryer të kontrollit administrativ, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për heqjen e lejes për transmetim televiziv të SHTR TV-KANAL VIS SHPKNJP Strumicë, sepse pas dhënies së lejes janë krijuar rrethana që paraqesin pengesa ligjore për zotëruesin e lejes të ushtrojë veprimtarinë, gjegjësisht për shkak se transmetuesi nuk i ka plotësuar kushtet minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për dhënien e lejes për transmetim televiziv dhe radio.
Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilin miratoi që Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Ministrisë për Sport të RMV-së, t’i japë për shfrytëzim të përkohshëm hapësirën e ndërtesës Pallati „Panko Brashnarov“, që do të shfrytëzohet si hapësirë për zyra.