Kronikë nga seanca e 32-të

Shkup 08.08.2024 – Në seancën e 32-të Këshilli i Agjencisë inicoi procedurë për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR Radio PRO-FM nga Gostivari për shkak të mos veprimit sipas Aktvendimit për ndërmarrjen e masës vërejtje publike dhe mospërmbushjes së detyrimit nga neni 15 paragrafi (1) të Ligjit për Media.

Për shkak të mospasjes së mundësive për përcaktimin e ndarjes së frekuence të re, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilën refuzoi  Kërkesën e Shoqatës së Qytetarëve për Afirmim dhe Promovim të Moto Kulturës BAJKERS GARAZH Shkup për miratimin e vendimit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor të institucionit jofitimprurës radiodifuziv, në nivel rajonal, në zonën e qytetit të Shkupit.

Këshilli i Agjencisë miratoi dy Aktvendime për fshirjen nga regjistri i radiodifuzerëve të SHTR TV-KANAL VIS SHPKNJP Strumicë dhe SHTR BALKAN FM Radio SHPKNJP Gostivar.

Për nevojat e Agjencisë dhe në pajtim me Planin për furnizim publik për vitin 2024, Këshilli  miratoi zbatimin e procedurave për furnizim publik të shërbimeve në vijim: test për sigurin dhe qëndrueshmërinë e rrjetit dhe internet sajteve (faqeve) të Agjencisë, Hulumtimi – analiza e çështjeve gjinore dhe mënyra e prezantimit dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në programet e transmetuesve dhe mbajtja (organizimi) i ditëve të Arsimimit mediatik 2024.

Në seancë, Këshilli dha miratim për pagesë të ndihmës financiare – dëmshpërblim për vdekjen e anëtari të ngushtë të familjes të punësuari në Shërbimin profesional të Agjencisë.

 



Accessibility

Accessibility