Kronikë nga seanca e 33-të

Shkup, 16.10.2023 – Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 33-të, për shkak të kompleksitetit të çështjes, miratoi Vendim për vazhdimin e afatit për marrjen e vendimit pas procedurës së iniciuar për heqjen e licencës së SHTR Radio KANAL 77 SHPKNJP Shtip.

Në bazë të konstatimeve të vëzhgimit ku është konstatuar mospërputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Këshilli i Agjencisë ka marrë Vendim për shqiptimin e masës së vërejtjes publike ndaj SHTR G-TV Televizion SHPK Gostivar, për shkak të mos respektimi i nenit 50 paragrafi 3 i Ligjit për shërbimet mediale audio dhe audiovizive dhe nenit 19 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve, gjegjësisht për shkak të transmetimit të programeve artistike pa u shënuar me sinjalistikë për mbrojtjen e të miturve para fillimit dhe gjatë transmetimit të tyre.

Me qëllim të përmbushjes së Planit të Prokurimit Publik për vitin 2023, Këshilli miratoi zbatimin e procedurës për shërbimin e prokurimit publik: Karburantet për nevojat e Agjencisë.

Këshilli i Agjencisë nuk e pranoi kundërshtimin e paraqitur nr.04-3579/2 datë 06.10.2023. Vendimit të miratuar, të dorëzuar nga punonjësi i Shërbimit Profesional të Agjencisë.



Accessibility

Accessibility