Kronikë nga seanca e 34-të

Shkup 30.08.2024 – Këshilli i Agjencisë në këtë seancë miratoi Vendim për anulim të Vendimit PA1 nr.08-204 datë 24.07.2024 për heqjen e lejes për transmetim televiziv të Shoqërisë Tregtare për Radiodifuzion TV-КANAL VIS SHPKNJP Strumicë, sepse transmetuesi ka harmonizuar punën e tij me LSHMAAV dhe Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për dhënien e lejes për transmetim televiziv dhe radio dhe po ashtu ka përmbushur dhe të gjitha detyrimet financiare dhe të tjera ndaj Agjencisë.

Në pajtim me Planin vjetor për furnizim publik Këshilli i Agjencisë ka dhënë miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik për dy shërbime: Telefoni fikse dhe Tokin. Gjithashtu dha miratim për marrjen e vendimit për furnizim të shërbimit – Dezinfikim dhe spërkatje, në ambientet e punës Pallati „Panko Brashnarov“.



Accessibility

Accessibility