Kronikë nga seanca e 35-të

Shkup 12.09.2024 – Këshilli i Agjencisë në këtë seancë miratoi Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transmetimin e veprave audiovizuele evropiane dhe veprave nga producent të pavarur.

Propozimi për inicimin e procedurës për heqjen e lejes të SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë, është tërhequr nga Rendi i ditës, për shkak se transmetuesi ndërkohë ka harmonizuar punën e tij në lidhje me nenin 90 paragrafi (4) të LSHMAAV, dhe në lidhje me nenin 82 paragrafi (1) nënparagrafi 2 të LSHMAAV.

Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja, Këshilli i Agjencisë konkludoi t’i shqipton masë vërejtje publike operatorit KOMBO 2003 nga Kumanova, për shkak të ritransmetimit të shërbimeve programore „Discovery“ dhe „Animal Planet“ të cilët nuk mbulohen me çrtifikatë për regjistrimin e shërbimeve programore të dhënë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dhe është në kundërshtim me nenin 141 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Këshilli i Agjencisë miratoi dhe Aktvendim për fshirjen nga regjistri i transmetuesve të SHTR RADIO PRO-FM SHPK Gostivar

Në pajtim me Planin vjetor për furnizim publik, Këshilli i Agjencisë dha miratimin për zbatimin e procedurës për furnizim publik të: internet lidhje me hostim të internet faqeve të Agjencisë dhe furnizim materiale për zyrë.



Accessibility

Accessibility