Shkup, 19.09.2024– Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilin refuzon Kërkesën me shkrim të SHTR 24 VESTI nga Shtipi, për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv të shërbimit programor me format të përgjithshëm kryesisht informues ose format të përgjithshëm me tre funksionet mediatike (informative, arsimore dhe argëtuese), në nivel shtetëror, nëpërmjet multipleksi digjital tokësor, për shkak se me Studimin për përcaktimin e arsyeshmëris për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv në nivel shtetëror nëpërmjet multipleksi digjital tokësor, u përcaktua se nuk qëndron arsyetimi për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim televiziv në nivel shtetëror për:
- Shërbim programor me format të përgjithshëm me funksion kryesisht argëtues,
- Shërbim programor me format të përgjithshëm me funksion kryesisht informativ dhe
- Shërbim programor në të cilat llojet e programeve të përfaqësuara i realizojnë të tre funksionet mediatike.