Kronikë nga seanca e 37-të

Shkup, 30.08.2018 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë ka inicuar procedure për heqjen e licencës për transmetim televiziv të  TRD Vizhn BM-ТV KANAL BIZIJA SHPK Prilep për shkak të mos pagesës së dëmshpërblimit për leje për transmetim televiziv në afatin e caktuar dhe ka marrë Vendim për heqjen e licencës për transmetim televiziv të TRD TELEVIZION NOVA SHPKPV Shkup për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale të personelit nga Rregullorja për teknikat minimale,hapësinore,finansiare dhe kushteve kadrovike për marrjen e licencës për radio dhe transmetim televiziv.

Në të njëjtën kohë, Këshilli miratoi Vendim për ndalimin e procedurës së nisur për marrjen e licencës për transmetim televiziv të TRD TELEVIZION USKANA EDEN SHPKPV Tetovë.



Accessibility

Accessibility