Kronikë nga seanca e 38-të

Shkup 09.10.2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 38-të në përputhje me konkluzionet e Studimit për përcaktimin e arsyetimit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio në nivel lokal, në zonën e komunës së Manastirit, miratoi Vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e një leje për transmetim në radio në nivel lokal, në zonën e komunës së Manastirit, në gjuhën maqedonase, e cial do të transmetohet përmes radiofrekuencës 100.5 МHz. Gjithashtu miratoi Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mbrojtjen e të miturve dhe Udhëzuesin për monitorimin e gjuhës së urrejtjes – botimi i dytë plotësues dhe i ndryshuar.

Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja e rregullt programore, Këshilli i Agjencisë ka shqiptuar masë vërejtje publike SHTR RADIO ZONA М-1 Shkup për shkelje të nenit 80 paragrafët (7), (8) dhe (9) të LSHMAAV, dhe në lidhje me pikën 4 të kahjes (Udhëzimit) për aplikimin vullnetar të radiove për transmetimin e muzikës vendase, gjegjësisht për mos transmetim së paku 30% muzikë në gjuhën maqedonase në periudhën nga ora 06 deri në orën 00, nga totali i muzikës së transmetuar në ditë-natën e analizuar. Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja e kontrollit programor, Këshilli i Agjencisë konkludoi inicimin e dy procedurave për kundërvajtje kundër SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë, për shkak të mos plotësimit së paku 80% të konceptit programor për të cilin i është dhënë leja për transmetim televiziv dhe kundër А1 Maqedoni për ritransmetim të shërbimit programor „Tring Sport News“ që nuk përfshihet me çertifikatë për regjistrim të shërbimeve programore të dhënë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, që është në kundërshtim me nenin 141 të LSHMAAV.

Në pajtim me Planin vjetor për furnizim publik Këshilli i Agjencisë dha miratimin për zbatimin e procedurës për furnizim publik të mallrave – energji elektrike.



Accessibility

Accessibility