Shkup 17.10.2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 39-të miratoi Vendim për shpallje të konkursit publik për dhënien e një leje për transmetim në radio në nivel lokal, në zonën e komunës së Kumanovës, në gjuhën maqedonase, e cila do të transmetohet përmes radiofrekuencës 92.6 МHz dhe Vendim me të cilin refuzohet Kërkesa me shkrim nga pala e interesuar për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal në zonën e komunës së Tetovës, për arsye se me Studimin për përcaktimin e arsyetimit për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për radio në nivel lokal në zonën e komunës së Tetovës (ark.nr.03-4243/1 datë 14.10.2024), u përcaktua se nuk ka arsyetim për shpallje të konkursit publik.
Këshilli i Agjencisë ka miratuar dhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sponsorizim.
Me konstatimet nga mbikëqyrja e kontrollit administrativ, Këshilli i Agjencisë ka përcaktuar shkelje të nenit 51 paragrafi (1) të LSHMAAV dhe konkludoi inicimin e procedurës për kundërvajtje para gjykatës kompetente kundër SHTR TV GURRA SHPKNJP Kërçovë, për shkak se transmetuesi nuk ka vepruar sipas Aktvendimit për shqiptimin e masës-vërejtje publike, gjegjësisht nuk ka mënjanuar shkeljen e kryer të nenit 51 paragrafi (1) të LSHMAAV dhe nuk ka ofruar informatat që duhet t’u vihen në dispozicion përdoruesve.
Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja e rregullt, Këshilli i Agjencisë konkludoi shqiptimin e masës vërejtje publike të Shoqërisë për tregti dhe shërbime TOTAL TV SHPK Shkup për shkak të ritransmetimit të shërbimeve programore „Sky News“, „Brazzers“, „Reality Kings“, „CNN“, dhe „Narodna“, të cilat nuk mbulohen me çertifikatën për regjistrim të shërbimeve programore të dhënë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, që është në kundërshtim me nenin 141 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Në pajtim me Planin Vjetor për furnizim publik Këshilli i Agjencisë dha miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit – vënien dhe zbatimin e standardit ISO 27001:2013 – sistemin për menazhim të sigurisë së informacionit.