Kronikë nga seanca e 40-të

Shkup 24.10.2024 – Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja e rregullt programore, Këshilli i Agjencisë në seancën e 40-të miratoi konkluzione për shqiptimin e tri masave vërejtje publike ndaj:

  • DRIM SAT IPTV SHPKNJP nga  fsh.Çergan-Gostivar për shkak të ritransmetimit të shërbimit programor „Hit Mix Music“, i cili nuk mbulohet me çertifikatën për regjistrim të shërbimeve programore të dhënë nga Agjencia, që është në kundërshtim me nenin 141 të LSHMAAV.
  • NAFI DHE BEKO SHPKNJP nga Gostivari për shkak të ritransmetimit të shërbimit programor „ТV KANAL 5“ , i cili nuk mbulohet me çertifikatën për regjistrim të shërbimeve programore të dhënë nga Agjencia, që është në kundërshtim me nenin 141 të LSHMAAV.
  • MTEL SHPKNJP nga Shkupi për shkak të ritransmetimit të shërbimeve programore „Теlma“, „Аlfa TV“, „Кanal 5“, „Аlsat М“, „Кompani 21“, „24 Vesti“, „News Max Balkans“, „Diva“, „Nickelodeon“, „Nickelodeon Junior“, „RTL“, „RTL II“ dhe „RTL Kroatia“ të cilat nuk mbulohen me çertifikatën për regjistrim të shërbimeve programore të dhënë nga Agjencia, që është në kundërshtim me nenin 141 të LSHMAAV.


Accessibility

Accessibility