Kronikë nga seanca e 42-të

Shkup 18.11.2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 42-të miratoi Vendim për inicimin e procedurës kundërvajtëse kundër operatorit TOTAL TV Shkup sepse operatori ka vazhduar duke kryer të njëjtën shkelje të Ligjit për të cilën është paralajmëruar, gjegjësisht ristransmeton shërbime programore që nuk përfshihen me çertifikatën për regjistrim të dhënë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, që është në kundërshtim me nenin 141 të LSHMAAV.

Pëр shkak të moс respektimit të dispozitave të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Këshilli shqiptoi 8 masa vërejtje publike ndaj:

  • SHTR KLAN MAQEDONI SHPKNJP eksport – import Saraj Shkup për shkelje të nenit 50 paragrafi (3) të LSHMAAV dhe nenit 22 paragrafi (2) të Rregullores për mbrojtjen e të miturve, për mos shënimin e njoftimeve promovuese për serialet artistike me sinjalizimin për mbrojtjen e të miturve.
  • SHTR Televizioni SITEL SHPKNJP Shkup për shkelje të nenit 50 paragrafi (3) të LSHMAAV dhe neneve 20 dhe 21 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve, për transmetim të njoftimeve dhe episodeve të disa serialeve artistike me aplikim të gabuar të sinjalizimit paralajmërues për programin e kategorisë së dytë (8+)
  • SHTR TELEVIZIONI SONCE SHPKNJP Prilep për shkelje të nenit 50 paragrafi (3) të LSHMAAV dhe neneve 20 dhe 21 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve, për transmetim premier dhe episodeve reprizë/edicioneve të emisioneve TV, me aplikim të gabuar të sinjalizimit për programin e kategorisë së dytë (8+)
  • SHTR KOMPANI 21-М SHPKNJP Shkup për shkelje të nenit 50 paragrafi (3) të LSHMAAV dhe neneve 20 dhe 21 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve, për transmetim premier dhe episodeve reprizë me aplikim të gabuar të sinjalizimit paralajmërues për programin e kategorisë së dytë (8+) dhe për shkelje të nenit 64 paragrafi (1) të LSHMAAV, gjegjësisht mos ofrimin e përkthimit në gjuhën shqipe dhe maqedonisht.
  • SHTR TV SHENJA SHPKNJP Shkup për shkelje të nenit 50 paragrafi (3) të LSHMAAV dhe neneve 20 dhe 21 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve, për shkas se më 5 shtator 2024, njoftimet dhe episodet transmetohen me aplikim të gabuar të sinjalizimit paralajmërues për programin e kategorisë së dytë (8+) dhe shkelje të nenit 92 paragrafët (1) dhe (3) të LSHMAAV për mos transmetim së paku  30% program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedonase, si dhe së paku gjysmën e minimumit ligjor program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedonase, të transmetuar në periudhën nga ora 7,00 deri në orën 19,00.
  • Shoqëria për telekomunikacion dhe shërbime NEOTEL SHPK eksport-import Shkup për shkelje të nenit 141 të LSHMAAV. Nga mbikëqyrja u konstatua se Shoqëria për telekomunikacion dhe shërbime NEOTEL SHPK eksport-import Shkup, ka ritransmetuar shërbime programore që nuk përfshihen me çertifikatën për regjistrim të dhënë nga Agjencia, që është në kundërshtim me nenin 141 të LSHMAAV.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilin miratohet ribalanci i Planit financiar të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2024, ku shpenzimet e planifikuara mbeten në nivelin e përcaktuar më parë.

Në këtë seancë, Këshilli miratoi dhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për pagën bruto dhe kompensime të tjera të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përcaktimin e kohëzgjatjes së pushimit vjetor të të punësuarve në shërbimin profesional të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Këshilli miratoi dhe mjete financiare për rinovimin e dy qasjeve përdoruese në bazën elektronike të të dhënave (dispozitave) në „Gazetë Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe gjithashtu dha miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të shërbimit: shërbime shtypi.



Accessibility

Accessibility