Shkup, 31.10.2018 – Këshilli i Agjencisë solli Vendim me të cilën i mirret licenca për transmetim televiziv TRD RTV ORBIS Manastir SHPKPV – në falimentim, për shkak të mospërmbushjes së kushteve minimale kadrovike nga Rregullorja për teknikat minimale, hapësinore, finansiare dhe kushteve kadrovike për marrjen e licencës për radio dhe transmetim televiziv,kjo sepse pas dhënies së licencës u krijuan rrethana që paraqesin pengesa ligjore për poseduesin e licencës për të ushtruar veprimtarinë.
Gjithashtu u shqyrtuan dhe raportet tremujore mbi punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për periudhën nga 01.07 deri më 30.09.2018.
U miratua marrja e vendimit për miratimin e burimeve finansiare për një të punësuar për pjesëmarrjen në Trajnim intensiv për edukim biznesi dhe protokoll diplomatic, vendim për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për prokurim publik të mallrave – goma makine dhe pajisjeve shtesë dhe vendimit për prokurimin e mallrave me vlerë të vogël-përmirësim i sistemit për regjistrim të seancave të Këshillit të Agjencisë.