Shkup, 05.12.2024 – Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilin ka dhënë pajtim për ndryshimin dhe plotësimin e më shumë se 20% të Konceptit programor të lejes për transmetim televiziv të TV „KOHA“ Mevail SHPKNJP Tetovë. Sipas Vendimit, përveç transmetimit të programit në gjuhën shqipe, radiodifuzeri do të transmeton program dhe në gjuhën turke.
Për shkak të mos respektimit të dispozitave të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Këshilli shqiptoi tre masa vërejtje publike, ndaj:
- SHTR TV EDO SHPKNJP fsh.Ljubin, Saraj për shkelje të nenit 92, paragrafi (1) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (LSHMAAV), për mos transmetim së paku 30% program të krijuar burimor si vepra audiovizuele maqedonase.
- SHTR KTV SHPKNJP Kavadar për shkelje të nenit 64, paragrafi (1) të LSHMAAV, sepse në disa përmbajtje programore janë transmetuar pjesë të bisedës në gjuhë të huaja (kroatisht, anglisht ose sërbisht), pa u përkthyer paraprakisht në gjuhën maqedonase.
- SHTR TV-STAR SHPK Shtip për shkelje të nenit 50, paragrafi (3) të LSHMAAV dhe nenet 20 dhe 21 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve, për shkak të programit të transmetuar me aplikim të gabuar të sinjalistikës paralamëruese për programin e kategorisë së dytë (8+).
Në të njëjtën kohë, Këshilli i Agjencisë dha miratimin për marrjen e vendimeve për furnizim të mallrave – central telefonik dhe telefoni fikse, si dhe blerjen e kartolinave për Vitin e Ri.