Shkup, 07.02.2018. – Për shkak të mospërmbushjes së detyrimit nga neni 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, përkatësisht të mospagesës së tarifës për leje të transmetimit në radio dhe television në afatin e përcaktuar ligjor, Këshilli i Agjencisë inicoi pesë procedura për heqje licence të transmetuesve: ТRD АLFA ТV SHPKPV Shkup, Shoqatës radiodifuzive tregtare ТЕLEVIZINI SONCE SHPKPV, ТRD ТV SHKUP SHPK Shkup, ТRD Теlevizioni SITEL 3 SHPKPV Shkup dhe ТRD RADIO SLLOBODNA MAKEDONIJA SHPKPV Shkup.
Në pajtueshmëri me Ligjin Këshilli miratoi Vendim që lejon ndryshimin e strukturës së pronësisë të ТRD ЕNXHELS FM SHPKPV Shtip dha miratim për marrjen e vendimit për miratimin e Raportit dhe Listave të regjistrimit nga regjistrimi i kryer i mjeteve,detyrimeve dhe kërkesave të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017 dhe për fshirjen e mjeteve bazë.